Një nga pikat kyçe të Barcelonës

- Bota Sot

Një nga pikat kyçe të Barcelonës

Një nga pikat kyçe të Barcelonës, tre klubet e Premier Ligës duan shërbimet e Ferran Torres!

Sulmuesi Ferran Torres është pothuajse gjithmonë vendimtar kur aktivizohet në pjesën e dytë nga trajneri Hansi Flik.

Paraqitjet e tij të mira me Barcelonën nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe mediat angleze bëjnë të ditur se ai tashmë ka përfunduar në listat e blerjeve të tre klubeve të Premier Ligës.

Bëhet fjalë për Liverpulin, Mançester Junajtidin dhe Aston Vilën. Kartoni i tij vlen është rreth 40 milionë euro.

Për 25-vjeçarin do të ishte një rikthim në Angli, duke qenë se ai luajti për Mançester Sitin në sezonin 2020-22 duke shënuar 16 gola në 43 ndeshje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot