Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dalë sot para gazetarëve për konferencën e zakonshme për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026.
Shqipëria vjen në këtë ndeshje të dytë duke ditur se i duhet vetëm fitorja, pas një starti me humbje përballë Anglisë tre ditë më parë.
“Në fillim ngushëllimet e mia për gazetarin Siamir Demi, keqardhje. Nga ana jonë një përqafim të gjithë familjarëve të tij.
Futbolli është i vështirë për të gjithë. E lëmë pas të kaluarën, mësohet dhe riniset.
Rinisja jonë nuk ka qenë shumë e thjeshtë në “Uembli”, me një trajner të mirë, skuadër me futbollistë të mirë. Lojë fizike, ritëm. Kombëtare që ka bërë dy finale në Europianët e fundit, kemi parë lojtarë të rëndësishëm, shumë të fortë, Premier Liga ka hap të jashtëzakonshëm. Por nuk ishte humbje e sigurt, ishim aty, nëse na linin barazonim e fitonim. Ishim në garë deri te goli i dytë, aty pastaj mbaroi, nëse nuk e përgatit mirë, këto njerëz të vrasin, të bëjnë 4-5 gola. Kur shkon të luash ndaj Spanjës, në 45 minuta të japin leksion futbolli, të fusin 5-6 të çojë në shtëpi. Unë jam krenar, se ne ishim në lojë deri në fund, te goli i dytë. Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë.
Zgjedhjet janë të marrim më të mirën. Në “Uembli” mbroheshim poshtë me rinisje, Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra. Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër.
Futbolli është i vështirë por duhet të gjejmë hapësirën e duhur, e njoh trajnerin e tyre, do të bëjmë ndryshime në aspektin strategjik të lojës. Kanë një lojtar të mirë dhe që luan në mënyrë strategjike. Duhet të bëhet dhe kjo është puna që bëhet në Kombëtare, do të ketë ndryshime por jo nga lodhja fizike. Punojmë shumë me videot në stërvitje, mund të kemi 2-3 ndryshime, duhet të kalojmë në një ndeshje që duhet të mbyllim hapësirat, por në këtë rast duhet të jemi ne që të krijojmë raste.
Situata e lojtarëve? Aliji e Balliu kanë bërë si të gjithë të tjerët një ndeshje të rëndësishme në “Uembli” , kanë shpenzuar shumë energji, do të vlerësojmë të gjithë nesër. Me sa kam parë, janë në gjendje, kanë rikuperuar mirë, nesër do të vendosim. Sa i përket sulmit, duhet të shohim, ka mundësi për çdo gjë. Për të bërë ndryshime, 2-3 sulmues. Kemi 3 emra, të shohim.
Nesër pas drekës do të diskutojmë me lojtarët, doktorin, e pastaj vendosim. Por është një mundësi e madhe të ndryshojmë.
Kualifikueset e Europianit kanë përfunduar, mbaruan dhe i bëmë mirë. Erdhi Liga e Kombeve, 7 pikë nuk mjaftuan, kaluan.
Tani nis një rrugëtim dhe ne edhe si staf, unë si trajner, duhet të gjej një zgjidhje për të vendosur në fushë. Është një turne i ndryshëm, nuk është e lehtë të shkosh në Botëror, shkon i pari dhe pastaj është një mundësi për të dytin. Grupi është i vështirë, ne duhet të bëjmë gjithçka shumë mirë.
Nuk ka asgjë, pastaj të punojmë, gjithmonë. Lojtarët janë entuziastë, të bëjmë maksimumin. Duhet të zhbllokohemi, të shënojmë.
Ka pak kohë që gjërat nuk po ecin si duhet, kur t’i nuk zhbllokon një ndeshje, bëhet e vështirë. Ne duhet të zhbllokojmë ndeshjet, se pastaj bëhet e vështirë të fitosh. Entuziazëm ka, njerëzit në stadium ndjehen, nesër mund të hyjmë fort e bëjmë një ndeshje të bukur. Por nuk është e thjeshtë të zhbllokohemi, nuk është edhe aq e lehtë.
“Në futbollin e sotëm ka disa rregulla që UEFA i ka caktuar që ccdo të shkojë ashtu si duhet, dhe faulli më i vogël penalizohet me karton të verdhë. Futbolli është një sport kontakti, me një faull ku një lojtar penalizohet dhe më pas je praktikisht i vdekur se me një faull tjetër mbaron loja.
Unë jam në favor të futbollit, kemi pasur një mbrojtje të mirë në Europian, pa pasur rëndësinë për të shkaktuar faull dhe ta ndalojmë lojën. Unë ndjej që lojtarët e mi duan të bëjnë më të mirën me ekipin sigurisht ndonjëherë krijon një mundësi dhe ajo rezulton në gol, krijon 10 mundësi dhe nuk arrin te goli. Varet nga momenti i lojtarëve dhe ndeshjeve.
Kam mundësinë që nga 26 lojtarë që grumbullohen në total të zgjedh 23 dhe më pas të hedh në fushë 11 prej tyre dhe në përgjithësi vë lojtarët që janë më të mirë për të ndihmuar ekipin. Unë do të isha i pari që do i thosha faleminderit një lojtari që nuk është i gatshëm për ekipin iu kam thënë dhe në seancën e fundit me video që nëse duam që të arrijmë diçka, për të shkuar në Botëror duhet të sakrifikojmë shumë. Nëse ndonjëri vjen këtu dhe thotë unë nuk dua të bëj…
Po ju jap një lloj informacioni ekstra që lidhet me këtë temë, me Ismajlin i cili pati një ripërsëritje të problematikës së tij në stërvitje përpara se të shkonim në Londër dhe për fat të keq nuk arrin në 100% e tij që të jetë gati për nesër.
Por ai ka një zemër të madhe, dëshiron të rrijë me ne. Por në këtë rast përgjegjësia më takon mua. Unë e pashë që u ndal, kishte një problem të vogël, kthehet pak më mirë, nesër disi… Por e them që ai dëshiron të rrijë me ne 100%. Por nuk është në maksimum. AI ka dëshirë të rrijë me ne, por nëse ndjej ndonjë që nuk ka dëshirë, me qetësi mund ta vë mënjanë pa asnjë problem”, tha ai.