Strakosha befason një ditë përpara sfidës me Andorrën

- Bota Sot

Strakosha befason një ditë përpara sfidës me Andorrën

Kombëtarja shqiptare e nisi rrugëtimin në kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Anglisë me humbje me shifrat 2-0.

Nesër kuqezinjtë do të dalin në fushë në “Arenën Kombëtare” ndaj Andorrës në orën 20:45.

Në prag të kësaj sfide, Thomas Strakosha ka dhënë sinjale të mira duke u rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Portieri 30-vjeçar i kuqezinjve pësoi një lëndim në sfidën ndaj “Tre Luanëve” dhe u zëvendësua nga Elhan Kastrati.

Por ditën e sotme është parë që Strakosha të dalë në stëitje me pjesën tjetër të skuadrës. Megjithatë, në kampin e Shqipërisë nuk janë ende të sigurt për pjesëmarrjen e gardianit ndaj Andorrës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot