Portugalia po përballet në Lisbonë me Danimarkën në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
Portugezët patën shansin e artë të kalonin në avantazh që në minutat e para të ndeshjes, por Cristiano Ronaldo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 37-të, Bruno Fernandes kroson në zonë nga goditja e këndit dhe në mënyrë krejt të habitshme mbrojtësi danez Joachim Andersen, në vend ta largojë topin nga zona, e dërgon me kokë në portën e tij. Portugali-Danimarkë 1-0, ndeshja e parë është fituar nga danezët po 1-0.
Në ndeshjen tjetër, Gjermania shënon edhe golin e tretë ndaj Italisë me Kleindienst, pas krosimit nga këndi nga Joshua Kimmich.