Liga e Kombeve, Portugalia e Gjermania në gjysmëfinale pas dueleve dramatike

- Bota Sot

Liga e Kombeve, Portugalia e Gjermania në gjysmëfinale pas dueleve dramatike

Portugalia pret në gjysmëfinalen e parë Gjermaninë në Ligën e Kombeve.

Italia u eliminua nga Gjermania me rezultatin e përgjithshëm 4:5, ndonëse sonte luajti baras në udhëtim në ndeshjen e kthimit 3:3, pas kthesës së madhe.

Kimmich solli “pancirët” në epërsi me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 30-të. Musiala gjashtë minuta më vonë shënoi për 2:0 dhe në minutën e fundit të pjesës së parë Kleindienst thelloi epërsinë në 3:0.

Kur dukej se “azurët” do të pësonin debakël në Signal Iduna Park të Dortmund, në pjesën e dytë ata arritën deri te barazimi.

Kean fillimisht zvogëloi epërsinë në 3:1. I njëjti lojtar shënoi në minutën e 69-të për 2:3, pas asistimit të Raspadorit. Ky i fundit barazoi në minutën e pestë shtesë nga penalltia për 3:3.

Në ndeshjen tjetër, Portugalia mposhti si vendës Danimarkën me rezultat 4:2 (4:3) dhe shkon në gjysmëfinale.

Ronaldo humbi penalltinë në minutën e gjashtë, por portugezët erdhën në epërsi me autogolin e Andersen në minutën e 38-të. Mysafirët barazuan përmes Kristensen në minutën e 56-të. Cristiano Ronaldo arriti të shënojë për epërsinë 2:1 në minutën e 72-të. Eriksen barazoi shifrat 2:2 katër minuta më vonë.

Trinaco katër minuta para përfundimit të ndeshjes shënoi për 3:2, pas asistimit të Mendes, ndërsa në minutën e parë të kohës shtesë vulosi fitoren prej 4:2.



Lexoni të gjitha në Bota Sot