Kombëtarja e Spanjës me penallti e ka mposhtur me rezultat 5:4 Holandën në takimin që u zhvillua në Mestalla të Valencisë.
Ndeshja e kthimit u mbyllë baras (2:2) pas 90 minutave dhe shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta dhe prapë nuk pati fitues (3:3).
Ndeshja e parë pati përfunduar 2:2.
Spanjollët janë kualifkuar në gjysmëfinale të Ligës A të Kombeve.
Për Spanjën shënuan Oyarzabal (8 e 67), Yamal (103’) dhe për Holandën Depay (54 - nga penalltia), Maatsen (79’), Simons (108’ – nga penalltia).
Penalltitë, për spanjollët shënuan Merino, Torres, Garcia, Baena, Pedri; dështoi Yamal dhe për holandezët van Dijk, Koopmeiners, Simons, Taylor; dështuan Lang e Malen.
Holanda është eliminuar përkundër angazhimit që ka treguar.