Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

- Bota Sot

Guler nuk i ndal ‘thikat’ në drejtim të Szoboszlai, godet sërish yllin e Liverpoolit në rrjetet sociale

Ylli i Real Madridit, Arda Guler, ka vazhduar ‘luftën’ në rrjetet sociale me mesfushorin e Liverpoolit, Dominik Szoboszlai.

Dy futbollistët u përplasën me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes mes Turqisë dhe Hungarisë në Ligën e Kombeve.

Turqia në fund doli fituese me rezultat 3-1 pas avantazhit nga ndeshja e parë në shtëpi, aty ku Guler ishte i suspenduar.

Sidoqoftë, Guler luajti një rol kyç në ndeshjen e dytë pasi ai ishte në mesin e golashënuesve në ndeshjen që përfundoi me rezultat 3-0 për turqit.

Gjatë ndeshjes, Guler u pa duke i bërë me gjeste Szoboszlait që ta heshtë me gishtin në buzët e tij.

Pas përfundimit të takimit, Guler tha se ekipi hungarez u mundua që të bëjë ndërhyrje të palejueshme ndaj lojtarëve turq, por se ekipi i tij nuk u frikësua nga kjo.

Pas ndeshjes, një foto e gjestit të Guelr në drejtim të Szoboszlai u postua në Instagram, me yllin e Liverpoolit që komentoi ‘1088’, duke iu referuar numrit të minutave që Guler ka luajtur këtë sezon me Real Madridin.

Kjo ishte një temë e ndjeshme për yllin turk, i cili raportohet se është shumë afër që të kërkojë largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ për shkak të mungesës së minutave.

Guler iu kundërpërgjigj Szoboszlait përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, duke vendosur një foto të incidentit me mbishkrimin: Ky djalosh është një shaka. A nuk janë mjaftueshëm gjashtë gola për të ta mbyllur gojën?

20-vjeçari ka kaluar nëpër disa vështirësi që prej se iu bashkua Real Madridit, pasi u pengua nga lëndimet, megjithatë pasi e gjeti formën fizike në shkurt të vitit të kaluar, Guler nuk arriti që të sigurojë pozitën e titullarit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot