Tifozët kuqezinj braktistin ndeshjen e Shqipërisë

- Bota Sot

Tifozët kuqezinj braktistin ndeshjen e Shqipërisë

Në “Arenën Kombëtare”, po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga brenda stadiumit ku vihet re se një numër i madh tifozësh kuqezinj edhe pse kanë blerë bileta kanë vendosur të largohen.

Kjo në formë proteste kundër FSHF-së për shitjen pa bileta e cila ditët e fundit ka shkaktuar shumë polemika. 

Madje rikujtojmë që “Tifozët Kuq e Zi” ngelën pa bileta nga metoda e FSHF-së për ti shitur ato. Tifozët në kor i janë drejtuar me sharje edhe presidentit të Federatës, Armand Duka.

Pas dy golave të realizuar nga Rei Manaj, tifozët janë rikthyer ende në tribuna për ta ndjekur nga afër sfidën. Duket se largimi i tyre ka qenë vetëm për disa minuta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot