Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli pas triumfit 3 me 0 që Shqipëria arriti në shtëpi ndaj Andorrës.
“Ishte përgjigja e duhur, jo vetëm për tifozët por edhe për ne. Ishte e rëndësishme të rikuperonim ndeshjen me Anglia. U futëm në fushë, krijuam golin me Manajn, që ishte çelësi për ta fituar ndeshjen.
Ishte shumë e vështirë edhe nga lodhja, s’ke shumë kohë të shikosh kundërshtarin. Ka qenë shumë e vështirë. Çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, mund të përmirësojmë disa gjëra, por jemi të lumtur me 3 pikët.
Gjëndja është e mirë. Kam një problem prej shumë kohësh në kavalije. Shpresoj që deri në fund të vitit do e mbaj mirë. Folëm me trajnerin dhe stafin, ishte më mirë mos rrezikoja shumë, kjo është gjëja më e rëndësishme.
Do të na pëlqente të luanim gjithmonë në sulm. Por varet nga kundërshtari dhe kualiteti. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës, do të shikojmë një Shqipëri të bukur, por gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen”, u shpreh Gjimshiti