Fitorja 3-0 e Shqipërisë ndaj Andorrës ka siguruar tre pikët e para për kuqezinjtë në rrugëtimin e tyre në Grupin K, ku ndjekim ëndrrën e kualifikimit në Botërorin 2026.
Grupi tashmë kryesohet nga Anglia e cila ka 6 pikë, me Shqipërinë dhe Letoninë të cilat ndjekin me 3 pikë, falë sukseseve ndaj Andorrës që ka 0, po ashtu si Serbia e cila nuk ka nisur ende rrugëtimin e saj dhe do të luajë ndeshjet e para në qershor.
Shqipëria në dy ndeshjet e radhës në qershor pret fillimisht Serbinë në Tiranë dhe më pas udhëton drejt Letonisë.
KALENDARI
07.06.2026
Andorra-Angli
Shqipëri-Serbi
10.06.2026
Serbi-Andorra
Letoni-Shqipëri