Armando Broja, ishte ndër më të spikaturit në pjesën e parë, në triumfin 3-0 që Shqipëria arriti ndaj Andorrës, teksa asistoi te goli i dytë i shënuar nga Manaj. Sulmuesi kuqezi, foli pas ndeshjes, duke thene se Shqipëria është kombetare e fortë dhe ka shanse për në Botëror.
“Isha shumë i kënaqur se trajneri më dha një shans të nis ndeshjen. Isha shumë i gëzuar që dola jashtë fushës mirë fizikisht edhe më i kënaqur që fituam 3-0. Ishte një ndeshje e vështirë për ne se rrinë shumë në mbrojtje, por ishim shumë të kënaqur që fituam ndeshjen, morëm tre pikë dhe e nisëm mirë.
Manaj është sulmues që i pëlqen të bëjë shumë gola, edhe mua më pëlqen se sulmues jam. Por unë mund të luaj edhe në krah, në të majtë apo të djathtë. Mund të krijoj raste, të jap asiste dhe të shënoj. Më pëlqen edhe mua, por më pëlqen edhe të krijoj raste e jap asiste. Edhe tifozët, kemi ekip të mirë, jemi në një ambient shumë të mirë bashkë. Skuadra kishte një ambient të mirë sot dhe unë isha i kënaqur që fituam ndeshjen.
E dimë që do të jetë e vështirë se në Kupën e Botës nuk shkon çdo kombëtare, shkojnë më të mirat. E dimë se do jetë e vështirë se kemi Serbinë e Letoninë, kemi edhe Anglinë. E dimë që është e vështirë. E patë në “Uembli”, nuk është se Anglia nuk luajti shumë, shumë mirë, patëm edhe ne shanse për të bërë gola.
Por ne jemi një ekip që mund të arrijmë edhe atë pozicion e shkojmë në Botëror. Duhet që të jemi bashkë si ekip, që të shkojmë një hap para. Andorra është një ekip që mund të të krijojë mundësi, luajnë në mbrojtje, me shumë lojtarë pas topit dhe e dinim që ishte e vështirë të krijonim shanse e hynim në arë pjesë. Sot ishim mirë dhe krijuam hapësira për njëri-tjetrin që të shkonim në hapësirë për të bërë gola.
Botërori? Normale ka gjithmonë shanse, ne jemi një Kombëtare e fortë, luajmë mirë futboll, kemi shumë lojtarë të mirë që luajnë në nivel të lartë udhe të jemi të përqendruar, te fokusuar për të arritur te vendi për Kupën e Botës. E dimë që është e vështirë, se ka ekipe të mira përballë”, tha Broja për Supersport.