Djali i Maradonës: Babain ma vranë

- Bota Sot

Djali i Maradonës: Babain ma vranë

Diego Armando Maradona Sinagra, djali i vetëm i Diego Armando Maradonës, ka folur në programin El Chiringuito të prezantuar nga Josep Pedrerol për gjyqin që po mbahet në Argjentinë për vdekjen e babait të tij.

Djali i Maradonës, i cili filloi sezonin si trajner i UD Ibarra në Grupin XII të RFEF-së së Tretë, tha "Unë po ndjek gjyqin për vdekjen e babait tim dhe është një kohë shumë e ndërlikuar për të gjithë ne. Do të vijnë kohë të vështira, por ne jemi të përgatitur".

Diego Maradona Jr., i cili lindi në Napoli më 20 shtator 1986 dhe ishte një yll i futbollit në plazh, iu bashkua teorisë së paraqitur nga avokati Fernando Burlando se Maradona "u vra në mënyrë djallëzore" në "shtëpinë e tmerrit" në "një plan çnjerëzor që doli i efektshëm".

"Ajo që më lëndon më shumë në këtë gjyq është se e vranë. Është kaq e qartë. Ata nuk e trajtuan siç duhet dhe nuk bënë asgjë për ta shpëtuar", denoncoi napolitani, me nofkën Diego Jr. ose Dieguito.

Diego Armando Maradona Sinagra, i cili u njoh ligjërisht si djali i Maradonës në 1993, pohon se "nëse do ta kishin trajtuar siç duhet, ai mund të ishte ulur këtu tani".

Djali i Maradonës e bëri të qartë duke thënë se ka dyshime të bazuara se mjekët nuk e kryen punë e tyre.

"Unë nuk mund ta pranoj atë që mjekët nuk bënë. Jam i sigurt se do të vërtetojmë se ka pasur neglizhencë," dhe ai pretendoi se babait të tij i kishin vjedhur paratë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot