10 futbollist pritet të largohen gjatë verës

- Bota Sot

10 futbollist pritet të largohen gjatë verës

Klubi i Ligës Premier, Man. Junajted thuhet se po mendon largimin e plotë 10 lojtarëve gjatë verës së këtij viti.

Sipas “Manchester Evening News”, Man. Junajted shpreson të zhvendosë të paktën 10 lojtarë të ekipit të parë për të mbledhur fonde për transferime të reja.

Xhoni Evans dhe Tom Hiton pritet të tërhiqen në fund të sezonit, ndërsa Kristian Eriksen dhe Viktor Lindelof do të lirohen si lojtar të lirë. Junajtedi shpreson gjithashtu të kthejë huazimet e Markus Rashfordit, Entoniit dhe Xhadon Sanços, në marrëveshje të përhershme për të fituar para.

Mesfushori Kasemiro gjithashtu do të jetë në dispozicion për transferim nga klubet evropiane apo të Arabisë Saudite. Ka të ngjarë të ndodhin më shumë largime, me shumë kandidatë të theksuar në raportin e mediumit anglez.

Alltaj Bajindir përballet me një të ardhme të pasigurt, Tajrell Malacia është një tjetër i huazuar që mund të largohet përgjithmonë nga Man.Junajtedi, ndërsa shitja e Kobie Maino-s dhe Alejandro Garnaço do të ishte më e dobishme për qëllimin e përmbushjes së rregullave të “PSR”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot