Inzaghi fiton Panchina d’Oro për sezonin 2023-24

- Bota Sot

Inzaghi fiton Panchina d’Oro për sezonin 2023-24

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi, ka fituar çmimin Panchina d’Oro për sezonin 2023-24, në shenjë vlerësimi për suksesin e tij me Scudetton e fituar sezonin e kaluar.

Panchina d’Oro është një çmim prestigjioz që u jepet trajnerëve më të mirë në Itali dhe ndahet çdo vit në Coverciano.

Fillimisht, votimi bëhej nga gazetarët, por tani fituesi vendoset nga votat e trajnerëve në të gjitha kategoritë e futbollit italian, përfshirë Serie A, Serie B femminile dhe që nga 2016-17, edhe trajnerët e futsal për meshkuj dhe femra.

Fituesit e 2023-24 u shpallën zyrtarisht më 24 mars 2025. Ky është triumfi i parë i Inzaghi në këtë çmim dhe gjithashtu hera e parë që një trajner i Inter e fiton atë pas Antonio Conte në 2020-21. Më parë, i fundit që e kishte fituar për Inter ishte Jose Mourinho në sezonin historik 2009-10.

Inzaghi mori 26 vota, duke lënë pas trajnerin e Atalanta, Gian Piero Gasperini (14 vota), ndërsa Vincenzo Italiano i Fiorentinës përfundoi në vendin e tretë me 4 vota.

Në Serie B, çmimin Panchina d’Argento e fitoi Fabio Pecchia për suksesin e tij me Parma, ndërsa Paolo Vanoli (Venezia) dhe Vincenzo Vivarini (Catanzaro) u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Gjithashtu, Carlo Ancelotti (Real Madrid) është vlerësuar me çmimin e karrierës, një nder i veçantë që është dhënë vetëm pesë herë më parë, i fundit duke qenë Luis Vicino në 2016.

Një çmim special mori edhe Gian Piero Gasperini, në shenjë vlerësimi për triumfin e tij në Europa League me Atalanta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot