Në një intervistë dhënë për “Quotidiano Sportivo”, ish-lojtari dhe trajneri Leonardo ka kujtuar periudhën e tij të shkurtër si trajner i Milanit: “E kam filluar te Milani në një moment të veçantë; Kaka ishte shitur, Maldini kishte mbyllur karrierën. Pra, shumë ndryshime.
E fillova sezonin pa fituar në 5-6 ndeshje. Të gjithë më këshillonin të mos ndaja me lojtarët zgjedhje apo sisteme loje, por unë shkova në palestër dhe iu thashë: Të luajmë në mënyrë të rrezikshme, le të rrezikojmë.
Në fakt, mbrojtësit nuk donin (buzëqesh) por me kalimin e kohës e pranuan idenë time. E vërtetë, ishte një aventurë, por shumë thoshin se skema ‘4-2-fantazi’ ishte e bukur dhe argëtuese.
E gjitha filloi në ndeshjen e tretë të Champions League në Madrid, e kishim vendosur ekipin shumë përpara dhe fituam 3-2. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në ‘Bernabeu’…
Është e vërtetë gjithashtu se ai Milan i sezonit 2009-2010 (me Leonardo në stol) kishte Nesta, Pirlo, Ambrosini, Inzaghi dhe Ronaldinho. Sot, sidomos fëmijët, shkojnë në “San Siro” dhe nuk kanë flamuj apo ikona, idhulli është ai që vendos ndeshjen. Do të duhej më shumë ‘milanizëm’ brenda dhe jashtë dhomës së zhveshjes…
Në fakt e kishte një ikonë kuqezi, quhej Paolo Maldini, i cili si drejtues fitoi një kampionat dhe arriti në gjysmëfinale të Champions-it. Më pas u largua, bashkë me të u largua një pjesë e madhe e pasionit milanez. Sot e kanë kuptuar të gjithë, Milani është bosh, pa shpirt. Por janë cikle, do të kalojë. Besoj se në klub e kanë kuptuar se gabuan me largimin e Maldinit”.