Ka një ndryshim të rëndësishëm në lidhje me VAR-in në Kupën e Italisë pasi gjyqtarët do ti shpjegojnë tifozëve në stadium për arsyet e vendimeve të tyre në fushë gjatë gjysmëfinaleve të ardhshme, ndërsa tifozët më në fund do të shohin grafika VAR në ekranet gjigante në ndeshjet e Serisë A.
Siç raportohet nga “Sky Sport Italia”, më kuptimploti është padyshim shpjegimi i gjyqtarëve për rishikimet e VAR në fushë gjatë gjysmëfinaleve të ardhshme të Kupës së Italisë, përcjellë KosovaPress.
Gjyqtarët do të lejohen të ndërhyjnë përmes audios brenda stadiumeve për të shpjeguar vendimet e tyre pas një rishikimi në monitorin e fushës.
Ky ndryshim do të kufizohet vetëm në ndeshjet e Kupës së Italisë, pra gjysmëfinalet Milan-Inter, Bologna-Empoli dhe finalen në maj.
Një ndryshim i mëtejshëm ka të bëjë me Serinë A dhe do të zbatohet duke filluar nga raundi tjetër i ligës, kur tifozët në stadium do të mund të shohin të njëjtat grafika televizive të shfaqura gjatë kontrolleve të VAR në ekranet gjigante për tu informuar për çdo vendim.