Legjenda e Unitedit me një kërkesë për Brunon

- Bota Sot

Legjenda e Unitedit me një kërkesë për Brunon

Legjenda e Manchester Unitedit, Bryan Robson i ka kërkuar bruno Fernandesit që të ndalojë së bëri një gjest gjatë ndeshjeve.

Në janar të vitit 2020, Fernandes u largua nga Sportingu i Lisbonës për të nënshkruar me Manchester Unitedin, për shumën e 67.6 milionë paundëve.

Që nga ajo kohë, Fernandesi u bë një figurë e dashur për tifozët e Unitedit dhe ka një rol të rëndësishëm në skuadrën e klubit anglez.

Në total, portugezi ka shënuar 95 gola në 277 paraqitje në të gjitha garat.

Deri më tani në sezonin 2024/25, Fernandes ka 16 gola e 15 asistime në 44 ndeshje.

Megjithatë, pavarësisht kësaj forme të jashtëzakonshme të tij, atij i është thënë nga legjenda e Unitedit, Robson që mos ta bëjë një gjest gjatë ndeshjeve.

Duke folur për “Manchester Evening News”, ai ka thënë: “Shpresoj që ai do të ndalojë së rrotulluari në fushë, pasi ai është kapiten. Por, duket se po përmirësohet çdo ndeshje e më shumë. Nëse trajneri të bën kapiten, atëherë ti duhet të sillesh si një lider në fushë dhe të nxjerrësh më të mirën nga bashkëlojtarët”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot