Sulmuesi i PSV izolohet për 4 javë, 36-vjeçari diagnostikohet me turbekuloz aktiv

- Bota Sot

Sulmuesi i PSV izolohet për 4 javë, 36-vjeçari diagnostikohet me turbekuloz aktiv

PSV Eindhoven ka njoftuar se një nga lojtarët e skuadrës ka tuberkuloz aktiv. Sipas “De Telegraaf”, futbollisti është Lukas Perez, sulmuesi spanjoll 36-vjeçar, që kaloi në Holandë në fund të shkurtit pas një udhëtimi të gjatë me makinë, për shkak se i frikësohej fluturimit.

Sipas shtypit holandez, janë informuar personat që kanë pasur kontakt të afërt me 36-vjeçarin. Tuberkulozi është një sëmundje infektive që zakonisht prek mushkëritë dhe mund të transmetohet përmes ajrit.

Në “play-off” e Champions League, PSV eliminoi Juventusin, përpara se të eliminoheshin në raundin e 1/8 nga Arsenali. Perez nuk luajti kundër bardhezinjve, dhe për shkak se nuk ishte në listën e UEFA-s dhe deri më tani ka grumbulluar gjithsej 24 minuta në fushë.

Mediat bëjnë me dije se ai do të qendrojë të paktën katër javë në izolim dhe do ndiqet gjendja e tij, duke shpresuar se sulmuesi nuk do ketë probleme të mëtejshme



Lexoni të gjitha në Bota Sot