Wirtz i vendos çmim në verë

- Bota Sot

Wirtz i vendos çmim në verë

Florian Wirtz po kalon sezonin më të mirë në karrierë me 15 gola dhe 16 asiste. 21-vjeçari është në bisedime për rinovimin me Bayer Leverkusenin, e cila aktualisht skadon më 30 qershor 2027.

Nëse lojtari preferon të largohet gjatë verës, Bayer Leverkusen ka vendosur tashmë çmimin e tij. Bëhet fjalë për 120 milionë euro, një shifër që pak skuadra janë në gjendje ta paguajnë.

Bayern Munich dhe Manchester City thuhet se janë të parët që do të jenë të interesuar për xhevahirin gjerman.

Duket se do të jetë një verë e nxehtë për lojtarin e talentuar Xabi Alonso dhe kushedi, ndoshta edhe e ardhmja e trajnerit mund të ndikojë në zgjedhjen e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot