Duke folur në bisedën e tij në The Bridge Show me Aurelien Tchouamenin, legjenda e Real Madridit, Raphael Varane shpjegoi vendimin për t’u larguar nga Real Madrid në 2021.
“U desh një kohë e gjatë … nuk e vendos këtë brenda natës”, deklaroi fillimisht Varane në emision.
“Real Madridi është në krye. Unë fitova të katërtën Ligë të Kampionëve dhe nuk ishte asgjë shumë, ishte normale”.
“Më pas, fitova Kupën e Botës, më duhej një aventurë e re”, shtoi Varane.
Varane fitoi 4 Ligë të Kampionëve, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa Evropiane, 3 Superkupa Spanjolle, 3 tituj La Liga, 1 Kupë të Spanjës dhe 3 Superkupa Spanjolle përpara se të largohej nga Real Madrid.
Pas largimit nga Real Madrid, karriera e Varane shkoi drejt greminës. Ai nuk i arriti më ato nivele dhe u tërhoq nga futbolli në vitin 2024 pasi u largua nga Man United për në Como.