Barcelona nuk heq dorë nga Sandro Tonali

- Bota Sot

Barcelona nuk heq dorë nga Sandro Tonali

Barcelona vazhdon të monitorojë Sandro Tonalin, mesfushorin italian që po shkëlqen në Premier League me Newcastle.

Falë punës së Andrea Mancinit, djalit të legjendës Roberto Mancini dhe anëtarit aktual të stafit teknik të blaugranave, klubi katalanas po mbledh raporte të detajuara për performancën e lojtarit në fjalë. Sipas asaj që raportohet nga “Mundo Deportivo”, feedback-u që kanë marrë është shumë pozitiv.

Interesi i Barcelonës për Tonalin ka nisur 5 vite më parë, por deri tani nuk ka rezultuar në një ofertë zyrtare. Tonali ka arritur te Newcastle për 70 milionë euro, pastaj u pezullua 10 muaj për shkak të përfshirjes në bixhoz (vënie bastesh).

Pavarësisht disa vështirësive fillestare, ai fitoi vendin e titullarit dhe u bë një element kyç për ekipin e Eddie Howe, duke i hedhur poshtë thashethemet për një rikthim në Serie A.

Massimo Cellino, presidenti i Brescia, ka zbuluar se në vitin 2020, Barcelona kishte paraqitur një ofertë prej 65 milionë eurosh, plus dy talente të rinj, secili i vlerësuar me 7.5 milionë euro.

Megjithatë, negociatat nuk u konkretizuan për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve. Tonali ka treguar aftësi të madhe për t’u adaptuar dhe rritur.

Përshtatja dhe disiplina taktike e bëjnë atë një lojtar të dëshiruar për çdo klub të madh europian.



Lexoni të gjitha në Bota Sot