Çfarë po ndodh realisht në Gostivar?
Sipas informacioneve të portalit sportiv maqedonas “Sportmedia.mk”, tek kjo skuadër po ndodh një kaos, të paktën brenda ekipit.
Para së gjithash, askush nuk e di se ku është kapiteni dhe lojtari më i mirë Alper Potuk. Reprezentuesi turk është zhdukur prej dy javësh.
Së dyti, i pakënaqur me rezultatet e deritanishme të ekipit të tij, pronari i klubit telefonoi Vasko Vasilev, Marko Simonovski dhe Konstantin Çeshmexhiev dhe u tha se nuk llogariste më në shërbimet e tyre. Më pas u ka dhënë dokumentet dhe i ka paguar të gjitha rrogat deri në qershor.
Sigurisht që kjo është jozyrtare, presim konfirmimin zyrtar të këtij informacioni nga Gostivari.
Në anën tjetër, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me trajnerin Mert Nobre, nëse do të vazhdojë ta drejtojë ekipin e Gostivarit.
Kjo vjen paksa e papritur, duke qenë se Gostivari, i cili ka buxhetin më të madh në Ligë, ka pasur një gjysmësezon pranveror të dobët.
Paralajmërimet ishin se do të shkonin për të paktën një titull dhe një vend në Evropë, por në Kupë u eliminuan në 1/4 e finales, kurse në kampionat Gostivari është në vendin e 4-të në tabelë me -6 pikë krahasuar me liderin Shkëndija.