Shifra marramendëse që do t’i ndahet skuadrës që fiton Botërorin e Klubeve

- Bota Sot

Shifra marramendëse që do t’i ndahet skuadrës që fiton Botërorin e Klubeve

Fituesit e Kupës së Botës për Klube të këtij viti me 32 ekipe që do të mbahet në SHBA do të fitojnë deri në 125 milionë dollarë, ka njoftuar FIFA të mërkurën.

Organi drejtues i futbollit botëror kishte njoftuar në fillim të këtij muaji një shifër totale prej 1 miliard dollarësh për ngjarjen nga 14 qershori deri në 13 korrik, shifër kjo shumë domethënëse në klimën aktuale të rregullimit financiar për klubet.

“FIFA nuk do të mbajë asnjë fond për këtë turne, pasi të gjitha të ardhurat do të shpërndahen ndërmjet klubeve, as nuk do të prekin rezervat e FIFA-s, të cilat janë lënë mënjanë për zhvillimin e futbollit global përmes 211 Shoqatave Anëtare të FIFA-s ,” tha në një deklaratë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Rreth gjysma e totalit prej 1 miliard dollarësh do të ndahet midis 32 klubeve, me shumën për klub bazuar në kriteret sportive dhe komerciale, që do të thotë se klubet si Manchester City dhe Real Madrid do të marrin një përqindje më të madhe se klubet më të vogla në një model që FIFA ka zhvilluar me Shoqatën Evropiane të Klubeve.

475 milionë dollarë të tjera do të jepen në bazë të performancës, që do të thotë se skuadra me më shumë fitore në shtatë ndeshje të mundshme do të depozitojë më shumë para, me një maksimum prej 125 milionë dollarësh në dispozicion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot