Sot e nesër luhen ndeshjet e javës së 31-të

- Bota Sot

Sot e nesër luhen ndeshjet e javës së 31-të

Do të luhen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 31-të të kampionatit “Abissnet Superiore“.

Ndeshja e parë e ditës është në orën 15:00. Laçi pret në shtëpi AF Elbasanin.

Po sot, Tirana do të përballet në “Arenën Kombëtare” me Bylisin. Sfida do të startojë në orën 18:00.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 31-të do të luhen nesër. Dy takime janë programuar në orën 17:00.

Në “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Partizanin, ndërsa në “Niko Dovana” Teuta do të luajë ndaj Skënderbeut.

Java e 31-të mbyllet me sfidën Egnatia – Vllaznia në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 20:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot