Trajneri i Argjentinës: Nuk preferoj të them diçka që nuk duhet

- Bota Sot

Trajneri i Argjentinës: Nuk preferoj të them diçka që nuk duhet

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, foli në një konferencë për shtyp pas ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës kundër Brazilit, ku Albiceleste fitoi 4-1 dhe siguroi matematikisht pjesëmarrjen në kompeticionin që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Një nga pyetjet e gazetarëve ishte mbi krahasimin mes Lamine Yamal dhe Lionel Messit, temë që ka marrë shumë vëmendje kohët e fundit. Scaloni fillimisht lavdëroi kombëtaren spanjolle: “Spanja është aktualisht një nga kombëtaret më të mira në botë, me një stil loje shumë të qartë.

Nuk e di nëse do të arrijë në finale të Ligës së Kombeve, kjo nuk më shqetëson shumë, por mendoj se Luis de la Fuente po bën një punë të shkëlqyer. Kjo më bën shumë të lumtur. Ju e dini se çfarë përfaqëson Spanja për mua”.

Më pas, ai iu përgjigj pyetjes për krahasimin Messi-Yamal, duke shmangur çdo paralelizëm mes dy lojtarëve:

“Nuk di si ta krahasoj me Leon, është e vështirë ta bëj këtë. Nuk preferoj të them diçka që nuk duhet. Lamine Yamal është ndoshta një nga lojtarët më të mirë në botë sot. Nuk di si ta krahasoj me Leon; është e vështirë ta bëj.

Sidoqoftë, Yamal është një lojtar i madh, kjo duket qartë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot