Të premten zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

- Bota Sot

Të premten zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Gjatë kësaj jave rikthehet Superliga e Kosovës, java e 26-të.

Në zyrat e FFK-së është hedhur shorti për gjyqtarët.

Gramos Shala do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes më interesante të kësaj jave, ajo midis Dritës dhe Gjilanit.

Ky takim zhvillohet nesër (e enjte) në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të premten zhvillohen dy ndeshje. Suhareka e pret Malishevën me gjyqtar kryesor Lirim Jasharin dhe Prishtina e pret Feronikelin 74’ me gjyqtar kryesor Mentor Ajetin.

Të shtunën zhvillohen dy ndeshje të tjera, kurse të dielën është pushim për shkak të Festës së Bajramit.

Genc Nuza është gjyqtar kryesor i ndeshjes, Llapi – Ballkani.

Kurse, Bardh Ajeti do jetë gjyqtar i takimit Ferizaj – Dukagjini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot