Maqedonia e Veriut ka luajtur baras (1:1( me Uellsin në një me fund dramatik.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Miovskit në minutën e 90+1 por festa e Maqedonisë u mohua në minutën e 96-të kur mysafirët barazuan në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
“Publiku në Maqedoni duhet që të dijë se kush është heroi i madh nga këto kualifikuese për Kupën e Botës në muajn mars.
Ai ka udhëtuar 30 orë nga Kina, erdhi me përgjegjësinë e tij, për ekipin kombëtar, pavarësisht problemeve me një dëmtim të shpinës dhe rekomandimeve se i duheshin edhe dhjetë ditë të tjera për tu përgatitur.
Është Isnik Alimi! Me rrezikun e tij, ai hipi në aeroplan nga Kina, udhëton me një dëmtim të shpinës për 30 orë për të ndihmuar ekipin e tij kombëtar.
Mesfushori i qetë është një lojtar kyç i njëmbëdhjetëshes titullare të Blagoja Milevskit. Asistoi për golin e Musliut në Vaduz.
Dhe kur të gjithë menduan se nuk do ta kishim ndaj Uellsit, përsëri i njëjti Isnik Alimi, me përgjegjësinë e tij, vendosi të luajë me një injeksion dhe të ndihmojë në duelin me Uellsin. Ai largohet nga kombëtarja me një fitore dhe një barazim të madh, por edhe merr merita nga i gjithë komuniteti i futbollit për guximin e tij të madh”, shkruan mes të tjwra mediumi maqedonas “Sportsport”.