Flamurtari shkarkon Agostinellin dhe gjen trajnerin e ri

- Bota Sot

Flamurtari shkarkon Agostinellin dhe gjen trajnerin e ri

Humbja e sotme 1-2 përballë Pogradecit, nuk është falur nga drejtuesit e Flamurtarit.

Ata kanë shkarkuar nga detyra trajneri italian, Andrea Agostinelli.

Ndërkohë vendin e tij do ta marrë, Artim Pollozhiani.

Agostinelli mbyll kështu aventurën e tij me Flamurtarin pas 31 ndeshjesh.

Gjatë periudhës së tij si “timonier” i vlonjatëve, 67-vjeçari ka marrë 22 fitore, 5 barazime dhe është mposhtur 4 herë.

Ndërkohë trajneri i ri, Artim Pollozhani vjen te klubi kuqezi pas aventurave të tij si asistent te Partizani dhe te Ballkani. Madje tek këta të fundit ka mbajtur edhe rolin e trajnerit të parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot