Tirana pret Bylisin sot në orën 18:00. Ndeshja do të luhet në “Arena Kombëtare” dhe gjen të dyja skuadrat në garë për mbijetesën.
Aktualisht ballshiotët kanë 1 pikë më shumë se bardheblutë, që mbajnë vendin e tetë.
Trajnerët Bledi Shkëmbi dhe Gentian Mezani kanë vendosur për titullarët e këtij takimi, që është si finale.
FORMACIONET ZYRTARE
Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Gjumsi, Përgjoni, Smaçi, Soler, Ndreca, Zharmuni, Ernest
Trajner: Bledi Shkëmbi
Bylis: Batista, Bruno, Da Silva, Kane, Përndreca, Berko, Peralta, Përgjoni, Abazaj, Ilieski, Ualison
Trajner: Gentian Mezani.