Sot, në rrugën “Bashkim Suka” në Prizren, një zyrtar policor është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjalit, patrulla policore ishte duke larguar automjetet e parkuara në kundërshtim me ligjin për rregullat e komunikacionit, kur një automjet është ndalur dhe i është kërkuar të respektojë rregullat.
I dyshuari fillimisht ka refuzuar të japë dokumentet dhe më pas në mënyrë të vrullshme, është nisur me veturë, duke goditur njërin nga zyrtarët policorë dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.
Pas incidentit, ai është larguar në drejtim të panjohur.
Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.