Enzo Fernandez thuhet se ka refuzuar një transferim nga Chelsea te Atletico Madridi pavarësisht interesimit të madh të klubit spanjoll dhe lojtarëve argjentinas.
Mesfushori argjentinas i Chelseat është lidhur me një transferim të mundshëm në La Liga te Atletico Madridi.
Megjithatë, ai mbetet i pabindur pavarësisht përpjekjeve të bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja e Argjentinës për ta joshur atë drejt një largimi nga Londra.
Sipas gazetarit të Diario AS, Eduardo Burgos, Fernandez tashmë ka refuzuar një qasje nga Atletico Madridi.
Disa nga kolegët e tij reprezentues u përpoqën ta bindin atë të bashkohej me skuadrën e Diego Simeone gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, por përpjekjet e tyre deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.
Fituesi i Kupës së Botës thuhet se po shijon jetën në Londër dhe nuk po kërkon aktivisht një lëvizje, pasi aty është edhe kapiten i ekipit.