Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica ka një vlerë të re në sajtin e njohur “Transfermarkt”.
Për shkak të super paraqitjeve me ekipin rumun, Kluzh gjatë këtij sezoni, vlera e ish-lojtarit të Ballkanit është rritur për 1.4 milionë euro.
Korenica para kësaj rritje, vlerën e ka pasur 900 mijë euro dhe kjo është hera e parë që lojtari prek milionin. 28-vjeçari te skuadra nga elita e futbollit rumun ishte transferuar nga Manisa FK e Turqisë, shifra nuk është bërë ende e ditur, por flitet se ka qenë rreth 200 mijë euro.
28-vjeçari gjatë këtij sezoni në ligë me Kluzhin ka zhvilluar 29 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste.