Pavard: Gjithçka është e mundur

- Bota Sot

Pavard: Gjithçka është e mundur

"Kam fituar shumë trofe, por dua edhe më tepër". Benjamin Pavard është i qartë në mendimet e tij, beson tek Interi dhe dëshiron të fitojë gjithçka. Këtë e dëshmojnë fjalët e tij për “Gazzetta dello Sport” kur pyetet për tripletën sezonale:

"Mund të duket klishe, por në futboll gjithçka është e mundur, edhe tripleta. Duhet ta ruajmë shpirtin luftarak që po tregojmë në fushë deri në fund dhe pastaj të shohim. Unë jam i sigurt, në stërvitje japim gjithçka. Sigurisht, nuk heq dorë nga asgjë, nuk ngopem kurrë së fituari".

A është më e vështirë ta rifitoni titullin kampion?

Ishte e vështirë edhe vitin e kaluar… Tani ka kundërshtarë shumë të fortë, si Napoli dhe Atalanta.

Të rikonfirmohesh kampion është gjithmonë e ndërlikuar. Kemi humbur disa pikë, por jemi aty ku duam të jemi: në garë për gjithçka, kryesojmë kampionatin.

Ato 3 pikë të marra në Bergamo, ku vitin e kaluar lashë një gju, ishin shumë të rëndësishme. Nuk është e lehtë të mos pësosh gol atje.

Është e pamundur të jesh gjithmonë 100% me këto ritme të çmendura. Lodhja fizike dhe mendore ndihet, nuk jemi makina. Në të ardhmen do të duhet të diskutohet në nivele të larta, sepse në planin afatgjatë kjo nuk është e qëndrueshme. Nuk është se sjellja jonë ndryshon midis Italisë dhe Europës, përkundrazi, shoh një përmirësim të vazhdueshëm. Sigurisht, të luash kaq shpesh të bën të humbasësh pak qartësinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot