Barcelona futet në garë për mbrojtësin e Liverpoolit

- Bota Sot

Barcelona futet në garë për mbrojtësin e Liverpoolit

Barcelona është futur në garë për mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Lojtari anglez, pa kontratë në qershor, po përballet me një reagim të ashpër të tifozëve pasi dolën raporte se ai pranoi të transferohej te Real Madrid në fund të sezonit.

Megjithatë, AS thotë se Barca tani po bën një lëvizje për të “djegur” Real-in për mbrojtësin.

Drejtori sportiv i Barçës, Deco është takuar me përfaqësuesit e Alexander-Arnold për të diskutuar kushtet dhe planet e tyre për lojtarin.

Alexander-Arnold ka rënë dakord për një marrëveshje me Real Madridin, por pa asgjë të nënshkruar, Deco ka nuhatur një shans për të mposhtur rivalët e tyre të përjetshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot