Artim Pollozhani është trajneri i ri i Flamurtarit.
Pas shkarkimit të italianit, Andrea Agostinelli klubi kuqezi që militon në Kategorinë e Parë kanë vendosur që të emërojnë në paniknë Pollozhanin.
Ndërkohë që pjesë e stafit të tij do të jenë Andi Ribaj dhe Lejdi Licaj, të cilët do të kenë detyrën e zëvendës trajnerit.
Ndërkohë stafi plotësohet me Luan Birçen dhe Erion Dinen.
Ndërkohë trajneri i ri, Artim Pollozhani vjen te klubi kuqezi pas aventurave të tij si asistent te Partizani dhe te Ballkani. Madje tek këta të fundit ka mbajtur edhe rolin e trajnerit të parë.