Janë luajtur sot dy ndeshjet e mbetura për javën e 29-të në Kategorinë e Parë. Korabi fitoi përballë Erzenit, ndërsa Apolonia ia doli kundër Kukësit.
Me fitoren e korrur, Korabi del nga zona e “play-out”. Tashmë pjesë e saj është Kastrioti.
Fitorja bashkon me pikë Apoloninë dhe Lushnjën. Këto të fundit mbyllin zonën e “play-off”.
Pas Erzenit, në përfundim të 29 javëve është edhe Valbona e rënë zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Vora po marshon ndërkohë e sigurt drejt Superiores.
Burreli është surpriza e këtij sezoni, që zyrtarisht ka siguruar fazën “play-off”.