Teuta mposhti Skënderbeun me shifrat 1-0 ditën e sotme në javën e 31-të të Superiores.
Trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka doli në prononcim për mediat në fund të sfidës.
“Ishte një ndeshje e vështirë, mos ardhja e golit ishte çështje nervozizmi, as skuadra nuk pati atë qartësinë e vet përpara portës. Kur nervozohesh edhe lodhesh, kur nuk e ke kokën të qetë kjo ndodh.
Në pjesën e parë u munduam të bëjmë atë që kishim përgatitur, ndonjëherë doli ndonjëherë jo.
Duke pas parasysh se Teuta po u mbronte me 10 lojtarë, u munduam të bëjmë zgjedhjet tona alternative, por as ato nuk dolën”, u shpreh Gjoka.