Nelson Weiper dhe Brajan Gruda te Shqipëria? Babai i futbollistit “ngre” peshë tifozët shqiptarë

- Bota Sot

Nelson Weiper dhe Brajan Gruda te Shqipëria? Babai i futbollistit “ngre” peshë tifozët shqiptarë

Brajan Gruda dhe Nelson Weiper janë futbollistë me shumë perspektivë për të ardhmen.

Aktualisht të dy janë pjesë e Gjermanisë U-21, por në të ardhmen mund t’i shikojmë të përfaqësojnë kuqezinjtë në arenën ndërkombëtare.

Është pikërisht postimi i babait të Nelsonit që “ngre” peshë zemrat e tifozëve shqiptarë.

Në postimin e tij në “Facebook” Klaus weiper ka publikuar një foto të Grudës dhe Weiper, ndërsa  e ka shoqëruar me shkrimin

“Dy shqiponjat”, duke i vendosur gjithashtu edhe simbolin e shqiponjës dhe flamurin kuqezi .

Një “sinjal” i fortë për Sylvinhon, stafin e tij dhe FSHF-në për të tentuar sërish që t’i bindin talentet shqiptare për të veshur fanellën e Kombëtares në të ardhmen.

Kujtojmë se Nelsoni ka lindur në Gjermani, por nëna e tij është me origjinë shqiptare dhe kjo i jep atij të drejtën që në të ardhmen të mbajë veshur fanellën e Kombëtares shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot