Dëmtimet duke se do të jenë armiku kryesorë dhe më i madhi i Dinamos në ndeshjet e mbetura.
Kjo pasi po dëmtohen lojtarët kuq të “Bluve”, gjë e cila bën me “dhimbje koke” Ilir Dajën.
Pavarësisht se dinamovitët fituan 1-0 në derbi ndaj Partizanit, nuk mund të festojnë.
Kjo pasi 2 futbollistë lanë fushën e lojës të dëmtuar dhe i shtohen lështu listës së gjatë të mungesave.
Bëhet fjalë për Lorran, i cili dyshohet se ka një tërheqje muskulore, ndërsa edhe Toli shfaqi probleme ndaj të kuqve.
Ndërkohë vlen të theksohet se vazhdojnë të jenë të dëmtuar edhe Hoxha, Bregu dhe Itodo Mandela, të cilt vazhdojnë rikuperimin.
Stafi i Dinamos me në krye Ilir Dajën shpresojnë dhe “kryqëzojnë gishtat” që futbollistët të mund të rikthehen shpejt, por një gjë është e sigurtë që në duelin e javës së 32-të me Skënderbeun nuk do të mund të luajnë.
Përballje kjo e parashikuar të zhvillohet ditën e dielë në Korçë në orën 17:00.