Një burrë rreth 50 vjeçar ka vdekur sot në Prishtinë. Viktima është shtetas i huaj, i cili ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.
Si pasojë e lëndimeve edhe ka ndërruar jetë.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila shtoi se Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin“.