Costacurta i bindur: Titullin do ta fitojë Interi, ja pse dështoi Motta te Juventusi

- Bota Sot

Costacurta i bindur: Titullin do ta fitojë Interi, ja pse dështoi Motta te Juventusi

“Besoj se në fund, titullin do ta fitojë Interi, sepse ka skuadrën më të fortë”.

Kjo është analiza e Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësit të Milanit dhe aktualisht opinionist në “Sky Sport”, i cili në një intervistë për “QS” ka folur mbi garën e titullit:

“Ky kampionat i ngjan pak motit; ka ndryshime të shpejta, skenarë të përmbysur. Para tri ndeshjeve dukej sikur Atalanta ishte në rrugën e duhur, ndërsa Interi i Inzaghit kishte ngecur.

Dhe nëse mendoj për Juven…, para 20 ditësh flitej madje për titullin”.

Thiago Motta në fund u shkarkua: “Në Torino nuk arriti të krijojë atë kimi të veçantë që kishte ndërtuar te Bologna me lojtarët.

Besoj se as ai dhe as skuadra nuk ishin të bindur për të propozuar apo pranuar një ide të re loje. Te Juventusi nuk u ndez ajo shkëndijë që duhet të vijë edhe nga ambienti, nga tifozët. Shpesh ndodh në vitin e parë”.

A bëri gabim që e la Bologna për bardhezinjtë? Ish-mbrojtësi kuqezi shtoi: “Nëse shohim rezultatin përfundimtar, po. Tani duhet pyetur: a ishte e drejtë ta pranonte atë ofertë? Ai kishte ambicie legjitime, por, sigurisht, me mendjen e sotme…”



Lexoni të gjitha në Bota Sot