Begaj: Shpresojmë në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

- Bota Sot

Begaj: Shpresojmë në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në një takim të zhvilluar në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka pritur homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, ku gjatë një konference për media, ai ka theksuar se një nga temat kryesore të bisedës ka qenë edhe Kosova, duke shprehur shpresën se Sllovakia do të mbështesë përpjekjet e Kosovës për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Sllovakia vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Një nga temat që diskutuam ishte Kosova. Shqipëria ka luajtur gjithmonë një rol kyç në promovimin e stabilitetit rajonal dhe e mbështet pa rezerva rrugën e Kosovës drejt integrimit ndërkombëtar. Për ne, Kosova është një demokraci e qëndrueshme dhe një faktor i rëndësishëm stabiliteti për rajonin”, tha Begaj.

Ai gjithashtu e falënderoi Presidentin Pellegrini për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Sllovakia, një hap që ka ndodhur që nga viti 2012.

 “Shqipëria shpreson se Sllovakia do të mbështesë Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe do të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Republikës së Kosovës”, përfundoi Begaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot