Konfederata e Futbollit të Brazilit ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin Dorival Junior, pas humbjes 4-1 ndaj Argjentinës në Buenos Aires.
Ky rezultat ka shënuar fundin e aventurës së trajnerit, pas gjashtëmbëdhjetë ndeshjesh në drejtimin e “Seleçao”, me një bilanc që ka lënë shumë për të dëshiruar, duke pasur parasysh pritshmëritë e larta për ekipin kombëtar.
Junior, i emëruar në janar të vitit 2024, ka regjistruar shtatë fitore, gjashtë barazime dhe tri humbje, me njëzet e shtatë gola të shënuar dhe njëzet e një të pësuar gjatë këtij periudhe.
Megjithatë, Brazili, i katërti në grupin e Amerikës së Jugut për eliminatoret e Botërorit, ka arritur të mbajë shpresat për kualifikim.
Pas këtij zhvillimi, kërkimi për një trajner të ri ka nisur, por deri tani, CBF nuk ka kontaktuar asnjë emër të mundshëm.
Duket se preferohet një trajner i huaj, me emra të mundshëm si Carlo Ancelotti, Jorge Jesus dhe Abel Ferreira që janë përmendur si kandidatë të mundshëm për ta pasuar Juniorin në pankinën e Brazilit