Al-Hilal është një nga klubet që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që do të zhvillohet këtë verë për herë të parë.
Klubi saudit kërkon të lërë gjurmë në këtë kompeticion, ndaj ka filluar që tani të projektojë përforcimet që do të bëjë në ditët e para të merkatos.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se një ndër emrat e parë në listën e Al-Hilal është ai i Nicolo Barella-s. Klubi arab tentoi transferimin e mesfushorit zikaltër në merkaton e janarit duke i ofruar 18 milionë euro rrogë, por tani e ka përmirësuar ofertën, gati duke e dyfishuar, pasi i ofron 35 milionë euro rrogë vjetore.
Oferta zyrtare pritet të vijë në javët e ardhshme dhe është vërtet tunduese, por Barella duket se është shumë i përkushtuar ndaj Inter-it dhe shumë i lumtur aty, ndaj pritet ta refuzojë sërish ofertën e klubit arab.
Në rast se ndodhë, që Barella të ndryshojë mendje dhe të pranojë ofertën e Al Hilal, ai do të bëhej futbollisti italian më i paguar në histori.