Prizrer: Arrestohet pronari i kompanisë, pasi një punëtor u lëndua rëndë

- Gazeta e Prizrenit

Prizrer: Arrestohet pronari i kompanisë, pasi një punëtor u lëndua rëndë

Një person është arrestuar në Mamushë, pasi është pronari i një kompanie, të cilës punëtori i është lënduar të enjten.

Në raportin 24-orësh thuhet se arrestimi u bë të enjten edhe i të dyshuarit në fjalë, i cili është dërguar në mbajtje.

Policia dje ka thënë se punëtori i lënduar ishte shtetas i huaj, dhe është duke marrë tretman mjekësor.

Ndryshe Gazeta e Prizrenit se rasti kishte ndodhur ne fabrikën e bllokave në Mamushë,  ku një punëtor turk (rreth 53-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda. Sipas  informacioneve ai kishte këputur këmbën e djathtë gjatë punës./Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit