Muriqi mungon ndaj Valencias

- Bota Sot

Muriqi mungon ndaj Valencias

Vedat Muriqi nuk do të luaj në ndeshjen që Mallorca do të zhvillojë ndaj Valencias.

Këtë e bëri të ditur trajneri i skuadrës, Jagoba Arrasate i cili konfirmoi mungesën e Muriqit si dhe të kanadezit, Cyle Larin.

“Kanë probleme fizike, diskomfort muskulor. Nuk janë në 100%, Muriqi e testoi veten sot dhe nuk pati ndjesi të mira”, deklaroi Arrasate.

Ndeshja mes Valencias dhe Mallorcas, pritet të zhvillohet nesër në “Mestalla”, në orën 18:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot