Arrigo Sacchi flet për trajnerët italianë. Ish-trajneri i Milanit dhe i kombëtares italiane ka analizuar dy pankinat kryesuese të Serie A, në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, duke filluar nga Conte: “Antonio është një trajner i jashtëzakonshëm, edhe te Napoli po e tregon këtë.
E ka mbledhur ekipin pas sezonit të kaluar, i ka dhënë një identitet të qartë grupit, ka bindur lojtarët ta ndjekin dhe, megjithëse ia shitën lojtarin më të fortë në janar (Kvaratskhelia), është i dyti në renditje. Nëse nuk është ende një mrekulli, është shumë afër realizimit të saj”.
Sacchi ka folur edhe për Interin e Simone Inzaghi, liderin e Serie A dhe ekipin që është në garë për Ligën e Kampionëve (shpejt ndeshja çerekfinale kundër Bayernit) dhe Kupën e Italisë, me derbin e së mërkurës në sfond: “Nga Inzaghi kam vlerësuar rritjen e tij të vazhdueshme. Fillimisht ishte pak i turpshëm, ndërsa tani guximtar.
Interi i tij nuk tërhiqet më për të mbrojtur rezultatin, por vazhdon të sulmojë kur është në avantazh.
Kjo tregon ndryshim të rëndësishëm mendësie, mundësuar gjithashtu nga sintonia totale me klubin. Sepse, siç e përsëris gjithmonë, klubi është mbi trajnerin dhe trajneri është mbi lojtarët. Nëse ky rend hierarkik nuk respektohet, gjithçka shkon keq”.