Bullgaria shënon 21 vjet si anëtare e plotë e NATO-s, aleanca më e fortë ushtarako-politike në botë, e cila është garantuese e sigurisë, stabilitetit dhe lirisë së qytetarëve të saj, tha kryeministri Rosen Zhelyazkov në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave në Facebook.
“Më 29 mars 2004, vendi ynë bëri një zgjedhje strategjike duke u anëtarësuar në Paktin e Atlantikut të Veriut së bashku me gjashtë vende të tjera të Evropës Lindore. Ky ishte një moment historik që i hapi rrugën zhvillimit të qëndrueshëm të Bullgarisë, mbrojtjes së interesit kombëtar dhe pranisë së saj si një aleat i besueshëm në mbrojtjen kolektive”, tha ai, raporton BTA.
"Sot, në një mjedis ndërkombëtar kompleks dhe dinamik, Aleanca mbetet një shtyllë kryesore e sigurisë sonë. Bullgaria, si një anëtare aktive dhe e përgjegjshme, kontribuon në forcimin e Aleancës dhe në ndërtimin e forcave të armatosura moderne, të gatshme për luftë, të afta për tiu përgjigjur kërcënimeve të reja për sigurinë globale", tha Zhelyazkov.
Ai shprehu besimin se NATO do të del nga sfidat aktuale më e fortë, më e bashkuar dhe më e gatshme për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve të saj. Sipas fjalëve të kryeministrit, e ardhmja e Bullgarisë është e lidhur fort me stabilitetin, solidaritetin dhe partneritetin afatgjatë me aleatët tanë.
“Jam i bindur se investimet në mbrojtje, në potencialin njerëzor dhe në teknologji do të sigurojnë paqe, siguri dhe prosperitet për brezat e ardhshëm”, shkroi Kryeministri.
Bullgaria propozoi të formojë dhe të presë një qendër shumëkombëshe të koordinimit detar për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi perëndimor në takimin e së premtes "Paqja dhe siguria për Ukrainën" në Paris, ku ai mori pjesë me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, tha zyra e shtypit e qeverisë.