Llapi i kryetrajnerit Tahir Batatina ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës.
Barazim që llapjanët i dërgon në zonën e kuqe.
Futbollisti Ardit Tahiri është autori i golit të Llapit.
Ai ka shënuar nga penalltia në minutën e 28-të.
Mysafirët barazuan në minutën e 90-të me golin e lojtarit Sundaj Adetunjii.
Llapi renditet në vend të parafundit (i nënti) me 30 pikë e Ballkani është në të dytin me 44 sosh.