Portieri titullar i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, është lënë jashtë skuadrës prej 21 lojtarësh që Ançeloti ka grumbulluar për ndeshjen kundër Leganes sonte në mbrëmje.
Portieri belg i bashkohet mungesave të Militaos,
Karvahal, Sebajos dhe Mendi, të gjithë të dëmtuar. Vajeho kthehet pas gjashtë ndeshjeve jashtë për shkak të lëndimit, kurse lojtari i të rinjve Diego Aguado kthehet në komandën e trajnerit italian.
Mungesa e Kurtuasë i lë rrugë të hapur Andrij Lunin, i cili do të startojë titullar në La Liga dhe gjithashtu tri ditë më pas në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Copa del Rey” kundër Sociedadit.
Dëmtimi që pësoi Kurtua pas kthimit nga angazhimi me Belgjikën nuk ishte serioz, por Ançeloti ka vendosur të mos rrezikojë asgjë me portierin.